Është një shqetësim i përhershëm, por sot si e dielë dhe ditë Pashkësh, trafiku tek Kryqëzimi i Cërrikut është kthyer në një tmerr të vërtetë.
Vargu i makinave nis nga ky kryqëzim e përfundon matanë pishave në Hajdaran.
Shkak për krijimin e fluksit të lartë të automjeteve është trafiku i dendur i mjeteve në dy akset kryesore, në atë Lindje-Perëndim, ose Durrës-Qafëthanë dhe aksit që lidh Elbasanin me Cërrikun, Gramshin, Belshin e deri në Kuçovë.
Shoferët ankohen se ky shqetësim snjëherë nuk është zgjidhur dhe se e gjithë kjo konvertohet në humbje kohe.
Ka vite që banorët dhe drejtuesit e automjeteve kanë nritur shqetësimin e ndërtimit të një mbikalimi në këtë vend, por deri më tani asgjë nuk është bërë në Elbasan. Ndërkohë mbikalime të tilla i has shpesh në rrugën Elbasan-Durrës, madje edhe nëpër fshatra.
Zgjidhja mbetet ndërtimi i baipasit të Elbasanit i cili nuk dihet se kur do ti vijë radha.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





