Topalli zbulon kushtin e vetëm që të bashkëpunojë me PD pas zgjedhjeve

0

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka qenë sot në Fier, ku ka folur për koalicionet e mundshme që pritet të bëhen pas zgjedhjeve. Topalli tha se ajo nuk do të bëjë koalicion mes asnjë prej partive që janë tashmë në pushtet, pasi ata janë përgjegjës për largimin e shiptarëve nga vendi.

Ndërkohë që për një bashkëpunim me PD-në, Topalli la të kuptohet se kushti i saj i vetëm është që Lulzim Basha të mos jetë kryeministër, e në këtë pikë duket e vështirë që të kemi realisht një marrëveshje.

“Nuk do të bëjmë koalicion me asnjë nga partitë, mandatet që ne do të marrim, synojmë që tia kalojmë të djathtës, me qëllimin e vetëm që të kemi një kryeministër të pakorruptuar dhe të papërfolur. Qeveri që t’iu shërbejë 3 milionë shqiptarëve dhe jo 3 kryetarëve të partive.

Njeriu duhet të ketë kurajo të thotë të vërtetat ,besoj te liria por 3 kryetaret nuk e justifikojnë qeverisjen , pasi i kanë bërë mjaft dëme vendit.

Nuk flas me mbllef por me vendime të forta, do të bashkëpunojmë me forca politike por jo me emrat që përmenda”, është shprehur Topalli nga Fieri ku ka prezantuar kandidatët e partisë që drejton.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu