Tragjedi në Peqin/ Humbet jetën punonjësi i Bashkisë, u rrëzua gjatë krasitjes së pemëve

0

Më datën 19 shkurt 2024, rreth orës 09:30, është raportuar një incident tragjik në lagjen “Xhami” të Peqinit, në të cilin dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin, është rrëzuar aksidentalisht.

Si pasoje e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën ndërsa ishte në kujdes mjekësor në spital.

Grupi hetimor është ndalur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu