Tragjedia në Himarë/ Thirrja e aktivistit: Eja mblidhemi tek Kryeministria. Kërkojmë dorëheqjen e Nanos, Çuçit dhe Kumbaros

0

Protesta do të organizohet për fëmijën e vrarë sot nga efektivi i Policisë së Shtetit në Himarë. Disha kërkon që të gjithë ata që e ndjejnë se duhet protestuatr të marrin nga dy qirinj në duar dhe të mblidhen poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Zirkon Disha, një nga aktivistët më të njohur të shoqërisë civile ka kërkuar që në orën 20:00, sot, qytetarët të mblidhen për të protestuar tek Kryeministria. Protesta do të organizohet për fëmijën e vrarë sot nga efektivi i Policisë së Shtetit në Himarë. Disha kërkon që të gjithë ata që e ndjejnë se duhet protestuatr të marrin nga dy qirinj në duar dhe të mblidhen poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Kërkesat për pushtetarët janë tre.

“Hajdeni të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua… Të kërkojme shkarkimin ose… Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi. Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano. Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro,”-shkruan ai ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Miq, qytetarë të Tiranës, bashkombas: Në orën 20:00 merrni dy qirinj dhe hajdeni tek Kryministria. Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga nje punonjes me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit. Hajdeni të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua…. Të kërkojme shkarkimin ose… Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi. Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano. Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
____
Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!

Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu