Tragjike në Vlorë, 25 persona digjen në mes të detit, një pjesë e tyre nisen drejt Tiranës. Ka edhe fëmijë (Dëshmitë)

0

 

Gjendje e rënduar shëndetësore për klandestinët e shpëtuar mbrëmjen e së premtes në Vlorë.

Rreth 50 klandestinë nga Lindja e Mesme ( Sirianë) qëndruan mbi 3 orë në përballje në det të hapur me motin e keq. Ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin drejt Italisë me gomone të ndihmuar edhe nga një grup trafikantësh shqiptare. Ndërsa shumë prej tyre në gjëndje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit Rajonal të Vlorës. 16 persona morën ndihmë të specializuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa 9 burra dhe gra nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10 vjeçare.

Ndërsa mjeti lundrues i tipit gomone mbeti në grykëderdhjen të Vjosës për orë të tëra për shkak të erërave të forta në drejtim jug- perëndim.

Xhilal M. Një sirian i cili po shoqëronte të motrën tha se ishte në gomone sëbashku me dy motrat dhe nipin 7 vjeçar. ”Paratë i ka paguar im vëlla , nuk e di sa lek ka paguar, ne donim të shkonim në Itali ….në Europë , kudoqoftë. Kemi qëndruar për rreth 3 orë në det, u dogjëm nga benzina.”.

Pjesa tjetër e tyre gjenden në korridoret e Drejtorisë Vendore të policisë. Kjo e fundit në komunikatën e saj për shtyp tha se goditi një rast trafiku klandestinësh, megjithatë salla operative u njoftua për një mjet lundrues me shtetas të huaj në bord që kërkoi ndihmë për shpëtim pasi gjendej në grykëderdhjen të Vjosës në rrezik për tu mbytur. Gomonia e përmasave të mëdha është dëmtuar dhe mbytur pjesërisht.

Në aksionin e shpëtimit morën pjesë një mjet lundrues i Rojes Bregdetare dhe dy mjete të Guardia di Finanzas Italiane. Në tokë aksioni për krehjen e territorit dështoi, ndërsa policia nuk arriti të zbardhë dhe ndaloj shqiptarët e përfshirë në trafik.

Burime jozyrtare konfirmojnë ndalimin e dy personave të dyshuar si të përfshirë. Aktualisht nuk ka të dhëna të sakta rreth gomones, nëse rezulton e trafikuar apo e rregjistruar me pronësi të rregullt në shqipëri./Fax News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu