Kultivoi kanabis në serë, arrestohet 50-vjeçari

0

Një 50-vjeçar në Roskovec të Fierit është arrestuar për kultivim kanabisi.

Mësohet se 50-vjeçari me iniciale A. P., u vu në pranga pasi gjatë kontrolleve në një serë në pronësi të tij në fshatin Kurjan, policia gjeti të kultivuara bimë kanabisi.

Bimët narkotike u sekuestruan ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu