Trupat shqiptarë vihen në provë, Rama publikon pamjet nga “Defender 21”

0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e stërvitjes “Defender 21” teksa teston gatishmërinë e Forcave të Armatosura Shqiptare për operacionet e kërkim-shpëtimit.

Forcat e Armatosura u bënë gati dhe u nisën me helikopter nga Farka për të shkuar në Zall Herr dhe më pas në Vau të Dejës.

Trupat shqiptarë u vunë në provë për shpejtësinë e reagimit, bashkëpunimin mes forcës ajrore dhe speciale, si dhe aftësinë për të lokalizuar në kohë të lënduarin dhe dhënien e ndihmës së parë.

Sapo gjetën të lënduarin, i dhanë ndihmën e parë, e vendosën në barrelë dhe shkuan drejt helikopterit për ta nisur drejt Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu