Turi i takimeve me diasporën, Rama nesër në Milano, rikujton eventin me foton nga eksodi i shqiptarëve

0

MILANO- Kryeministri Edi Rama do të mbajë nesër takim e radhës me diasporën, konkretisht me emigrantët shqiptarë në Italia. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka rikujtuar se takimi që do të mbahet në Milano, në Viale Gabardi, 43,21052 Busto Arsizio Va, në orën 11:00. Rama e ka shoqëruar njoftimin me një foto ku tregon anijen e njohur të eksodit shqiptar drejt Italisë.

Rama nisi më 12 maj në Athinë një turne që synon mbledhjen e mbështetjes për Partinë e tij Socialiste edhe në mesin e diasporës shqiptare. Anëtarësime të reja në PS dhe investime në Shqipëri janë qëllime të deklaruara të Ramës. Ndalesa të radhës pas Italisë, pritet të jenë Gjermanina dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në Athinë ai u takua me mijëra emigrantë, përfaqësuesit e të cilëve thonë se kishin pritje më të mëdha prej tij, në lidhje me disa probleme me të cilat përballen. Në Shqipëri, pushteti e cilësoi takimin si të frytshëm, ndërsa opozita si “propagandë”. Gjatë takimit me emigrantët në një sallë të stadiumit “Galatsi” në kryeqytetin grek, Rama bëri thirrje për një histori të re në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu