Turizmi shqiptar humbi €1.1 miliard nga pandemia

0

Turizmi ishte sektori që u godit më shumë gjatë vitit 2020 për shkak të kufizimeve.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se shpenzimet e të huajve për udhëtime në Shqipëri u përgjysmuan, duke zbritur në 989 milionë euro. Në total, në vend kanë hyrë rreth 1.1 miliard euro më pak, si rrjedhojë e shpenzimeve të munguara të turistëve.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend në vitin 2020 ra me 58.5%, ndërkohë që viti i mëparshëm kishte qenë më i miri në historinë e turizmit shqiptar.

Ndërsa të huajt nuk kishin kufizime për të hyrë në Shqipëri që nga maji, Bashkimi Europian ndaloi udhëtimin e shtetasve shqiptarë prej mesit të marsit dhe ende nuk lejon lëvizje për qëllime turistike. Sipas Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e shqiptarëve për udhëtimet jashtë ranë me 58% në vitin 2020, duke zbritur në 667 milionë euro.

Bilanci i turizmit (diferenca mes shpenzimeve të të huajve në Shqipëri dhe shqiptarëve jashtë) në vitin 2020 ishte pozitiv prej 321 milionë euro, por të ardhurat e munguara nga turizmi kanë dëmtuar ndjeshëm industrinë vendase.

Burimi: Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu