Pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla se të hënën do të nisin procedurat për shkarkimin e presidentit Meta, ka ardhur menjëherë reagimi nga presidenca.
Ka qenë vetë presidenti Ilir Meta i cili ka dhënë reagimin e tij me anë të një postimi në Facebook.


Gjithashtu zëdhënësi i presidentit Meta, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Balllës, duke e etiketuar si ‘Tao’ dhe duke i bërë me dije se nëse afrohet do të marrë përgjigjien që meriton.
“Tao Tao AFROHU AFROHU!
Se do ta marrësh përgjigjen ti dhe të gjithë armiqtë e Shqipërisë!”- shkruan zëdhënësi presidencës Tedi Blushi.