U gjet i pajetë në lumin Osum, zbulohen detaje të reja nga vdekja e 45-vjeçarit

0

Një 45-vjeçar u gjet i mbytur paraditen e sotme në ujërat e lumit Osum në Berat. Trupi i tij i pajetë u pa duke lundruar mbi lum nga kalimtarët,të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

45-vjeçari u nxor i pajetë nga lumi nga forcat e Repartit Zjarrfikës të Beratit,të cilët e gjetën të ngecur në disa barishte në afërsi të Urës së Goricës dhe e transportuan drejt Repartit të Morgut në Spitalin Rajonal të Beratit.

Burime për ‘Fax News’ nga mjekësia ligjore konfirmojnë se Mejdani ka pësuar arrest kardiak menjëherë pas rënies në kontakt me ujin e ftohtë të lumit Osum. Të njëjtat burime konfirmojnë se peshkatari 45-vjeçar nuk kishte asnjë pikë ujë në mushkëri dhe se vdekja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Viktima Ilir Mejdani i përkiste komunitetit Egjiptian dhe jetonte në lagjen “Çlirim” në Berat, me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij. Ai peshkonte prej rreth 20-vitesh në ujërat e lumit Osum dhe peshkun që zinte e tregtonte me qeska nëpër qytet.

Burime nga të njohurit e miqtë e tij konfirmojnë se vitet e fundit Mejdani pinte shumë alkool dhe thuajse rrinte çdo ditë i alkoolizuar.

Burimi: FaxNews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu