Shtohen dyshimet për ish-shefin e antidrogës, mund ta kenë vrarë

0

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se oficeri i policisë Rudolf Elezović është vetëvrarë, por disa detaje që janë zbuluar nga këqyrja e trupit të pajetë vënë në pikëpyetje këtë përfundim të hetuesve.

Policia e Malit të Zi zyrtarisht ka konfirmuar vdekjen e Elezovic, pasi përgjigjet e të dhënave të ADN kanë zbuluar se trupi i përket ish-shefit të antidrogës.

“Prokurori i shtetit në Prokurorinë e Podgoricës u informua për ngjarjen dhe urdhëroi që trupi të dërgohet për autopsi në mënyrë që të përcaktojë shkakun e vdekjes“, thuhet në një njoftim nga Policia e Malit të Zi.

Por edhe pse është raportuar se policisë është vetëvrarë, mediat në vend shkruajnë se Elezovic ka një plagë në kokë. Hetimet po vijojnë dhe pritet përgjigja e autopsisë për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes.

Deri tani mësohet se ish-shefi i antidrogës ka vdekur rreth 10 ditë më parë, kohë që përkon dhe shpalljen të zhdukur nga bashkëshortja e tij. Trupi i pajetë u tha se u gjet disa qindra metra larg Kanalit të Shaski. Rudolf Elezovic u shpall i zhdukur në 27 Maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu