U godit 27 herë në dysheme nga trajneri dhe shoku i tij i xhudos, 7-vjeçari në koma

0

Rasti i një djali që po lufton për jetën e tij pasi u përplas në dysheme 27 herë, gjatë praktikës së xhudos nga trajneri dhe shoku i tij i klasës ka tronditur Tajvanin.

Wei Wei është një djali shtatë vjeçar që jeton në Tajvan. Në prill, ai e bindi familjen e tij për të filluar kursin e xhudos. Vetëm dy javë më vonë, ato mësime janë arsyeja që ai ndodhet në koma dhe ka të ngjarë të mbetet i paralizuar, nëse jeton.
Një video shqetësuese që ka qarkulluar në internet, tregon atë duke u hedhur në tokë nga një shok i klasës gjatë praktikës në xhudo.

Ndërsa mësimi vazhdon, ai dëgjohet duke bërtitur “këmba ime”, “koka ime” dhe “nuk e dua atë!” por trajneri i tij vazhdon ta urdhërojë të ngrihet në këmbë dhe i thotë djalit të madh që të vazhdojë ta godasë.

Traineri 60-vjeçar është ndaluar dhe po hetohet për neglizhencë, që shkakton lëndime të rënda. Ai ka mohuar çdo keqbërje, sipas Gjykatës së Rrethit Taichung.

Prokurori i rrethit fillimisht e liroi pas marrjes në pyetje, duke pranuar shpjegimin e tij se ajo që kishte ndodhur me Wei Wei ishte pjesë e “trajnimit normal”, raporton BBC.

Por, pasi familja e djalit mbajti një konferencë për shtyp, gjykata tha se ka prova për të dyshuar se trajneri mund të ketë kryer një krim të rëndë dhe ekziston rreziku i bashkëpunimit me dëshmitarët.

Ekspertët thonë se çështja e Wei Wei ka sjellë pyetje shqetësuese që nxjerrin në pah probleme të thella në qëndrimin e Tajvanit ndaj fëmijëve dhe të mësuarit. Kjo, pasi ekziston një besim në Tajvan që fëmijët duhet të disiplinohen në mënyrë rigoroze në mënyrë që të mësojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu