U kap duke dremitur në Kuvend, reagon ashpër Adriana Matoshi

0

Deputetja dhe aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi është vendosur në qendër të vëmendjes ditën e sotme.

Një foto e saj duke dremitur në Kuvend po bën xhiron në rrjet. Një individ nga opozita e ka dokumentuar këtë gjë me fotot dhe mesa duket, deputetes nuk i ka pëlqyer aspak ky veprim. E revoltuar, ajo ka fajësuar kolegët e opozitës për faktin se fotoja është dërguar në disa portale në Kosovë.

Aktorja e ka publikuar foton në Instagram dhe e ka shoqëruar me një shkrim, shkruan InfoWebTv.

“Të nderuar ndjekës të mi! Kolegët e opozitës nga krahu im i djathtë më shumë merren me mua se me problemet që i kanë shkaktuar vendit! Kanë kohë të bëjnë fotografi, kanë kohë të më shtantazhojnë por kurrë kohë nuk patën të punojnë për të rregulluar diçka për vendin tonë! Edhe e kam kuptuar që janë shumë të lidhura me disa por*tale e luftojnë për klikime e pastaj paratë i ndajnë bashkë! Ata kan qejf pak edhe me qenë pak IN, por kurrëqysh nuk kanë dhezur që sa vjet. Të lutemi për ta. Me lakmitarët”, ka shkruar Adriana Matoshi.

Me një shkrim ajo ka ironizuar kolegët e opozitës.

Kur opozita fol e ti e dëgjon zemrën duke e ngushtuar kokën e duke të dhembë”, ka shkruar deputetja.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu