U kap duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, kush është 27-vjeçari i arrestuar

0

 

Policia ka arrestuar Marsel Xhambazi 27 vjeç, banues në Korçë, u kap duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm.

I riu u arrestua në në lagjen nr. 3, Pogradec, ku po transportonte emigrantët e paligjshëm me mjetin e tij tip “BMW”, duke u premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

27-vjeçari ishte duke udhetuar drejt Tiranës në momentin kur policia e ka arrestuar me akuzën e një veprimtarie kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i mësipërm, u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “BMW”, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu