U ndoq dje nga Guardia di Finanzia dhe policia shqiptare pas dyshimeve se transportonte drogë, gomonia gjendet e djegur në bregdetin shqiptar

0

Gomonia, e cila u ndoq ditën e djeshme nga Guardia di Finanzia dhe policia shqiptare është gjetur e djegur në zonën e Godullës. Mjeti lundrues u gjet i djegur në bregdetin e zonës së Kurbinit.

Ashtu siç u raportua dje, gomonia ishte me 4 motorë të fuqishëm, secili me 300 kuaj fuqi, ndërsa ishte pajisur edhe me një radar tejet të kushtueshëm.

Aksioni për kapjen e gomones nisi pas dyshimeve se brenda saj kishte lëndë narkotike.

Nga dyshimet, mendohet se gomonia erdhi nga Greqia dhe u pikas në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës, ndërsa pasi i ka shpëtuar ndjekjes, ajo i është vënë flaka në zonën bregdetare të Godullës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu