U pezullua nga detyra për dhunë ndaj pacientit, mjeku shkon në spital: Afrohuni të duket sikur ka pjesëmarrje

0

 

Paraditen e sotme, është zhvilluar një protestë përballë spitalit të Fierit, në lidhje me rastin e publikuar pak ditë më parë, ku i riu Ardit Klima ka publikuar një audio në emisionin ‘Stop’ ku dëgjohej rasti i konfliktit me mjekët e këtij spitali.

Në protestë është shfaqur edhe mjeku Enver Halili i cili ka qenë një ndër mjekët që u dëgjua duke ushtruar dhunë ndaj të riut dhe sia pasojë u pezullua nga detyra. Megjithatë, mjeku është paraqitur sot në spital dhe ka vijuar detyrën e tij, ndërsa ka marrë pjesë edhe në protestë duke thënë se kolegu i tij, ishte përfshirë në konflikt për të mbrojtur atë, dhe se Ardit Klima, ishte person me të meta mendore që ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike të vazhdueshme.

“Afrohuni pak, të duket sikur ka pjesëmarrje.

Dua t’i kërkoj falje kolegut tim, i cili është përfshirë në moment të fundit vetëm për të garantuar sigurinë time.

Në momentin që unë kam reaguar, mendoje ti në cfarë rrethane kam qenë. Kishte rreth gati një muaj, që ishte qëndronte në ambientet e spitalit. Dhuna e tij në fillim ka qenë verbale dhe më pas është bërë fizikisht.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu