U qëllua me armë, ylli i TikTok ndërron jetë në moshën 19-vjeçare

0

Ylli i TikTok-ut Marima Miller apo i njohur ndryshe si Swavy dhe Babyface S ka ndërruar jetë në moshën 19-vjeçare, shkruan InfoWebTv.

Autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende arsyen e vdekjes së tij, por burime bëjnë me dije se 19-vjeçari u qëllua me armë zjarri ditën e hënë në Wilmington.

Vrasja ka ndodhur në orën 10:42 ku policia ka marrë një telefonatë emegjente, shkruan InfoWebTv. Miller u gjet i vdekur me një plagë të shkaktuar nga të shtënat. Efetkivët nuk e kanë bërë me dije vendin ku kërcimtari i TikTok u qëllua, por konfirmuan se ai u dërgua me urgjencë në spital ku dhe ndërroi jetë.

Miller ka mbi 2.3 milion ndjekës në adresën e tij në TikTok me emrin @babyface.s, edhe pse fansat e tij e njohin ndryshe si Swavy.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu