U transportua me helikopter për në Tiranë pas marrjes së vaksinës, flet i biri: Duke i njohur prindërit e mi, nuk e ka nga vaksina

0

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në facebook denoncimin e ardhur prej qytetarëve, ku raportohej për komplikacone të shkaktuar nga vaksina kineze ndaj një gruaje të identifikuar si Xhevahire Vladi nga Lura.

I biri i pacientes, Asllan Vladi, pohon se me sa i njeh ai prindërit, komplikacionet nuk janë shkaktuar nga vaksina.

Vladi thekson se mamaja e tij vuante nga tensioni dhe mospirja rregullisht e ilaçeve janë bërë shkaktar i gjëndjes saj të rëndë shëndetësore 4 ditë pas marrjes së vaksinës.

”E Kanë ndjek mjekët dhe infermierët rregullisht. Herë pas here ka pas vlerësimet e mjekut dhe infermierëve. Duke i njoft prindërit me nuk e ka nga vaksina. Mamaja vuante nga hipertensioni dhe ditët e fundit nuk i ka marrë rregullisht ilaçet. Kemi fol me mjekun pas shqetësimeve, ka ardhur helikopteri dhe e ka marrë nga Lura për në Tiranë.

Edhe babai është vaksinuar dhe nuk kishte asnjë problem. Unë mendos se për shkak të mospirjes së ilaçeve. Vaksinimi është kryer brenda të gjitha standarteve”, tha Vladi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu