Elbasani pa sinjalistikë rrugore funksionale

0

Sinjalistika rrugore, horizontale apo vertikale në qytetin e Elbasanit është inegzistente, ndërkohë që edhe në ato pak vende ku ajo është e pranishme është krejtësisht e shkatërruar.

Në disa zona të qytetit nuk ka as edhe një sinjalistikë por as edhe vija të bardha. Pra banorët detyrohen të kalojnë përpara makinave duke u bërë kështu burim aksidentesh. Shumica e kryqëzimeve dhe rrethrrotullimeve në qytet nuk janë të pajisur me semaforë e madje në disa zona ku ato janë prezente nuk funksionojnë sic duhet.

Qyteti herë pas here është i ngarkuar nga lëvizjet e automjeteve dhe shoferët duhet të jenë të kujdesshëm për të shmangur aksidentet si pasojë e mungesës së sinjalistikave.

Qytetarët shprehen se qeveria nuk ka bërë investimet e duhura në sinjalistikat rrugore, por edhe në rastet kur ajo është e pranishme nuk respektohet ashtu sic duhet.Sipas statistikave të nxjerrë nga Policia ka raste që janë vetë kalimtarët ata që nuk respektojnë sinjalistikën në akset rrugore duke u bërë kështu burim aksidentesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu