Udhëtimi i fundit… Kjo është 19 vjeçarja e fejuar me djalin nga Elbasani, që humbi jetën sot në aksident (Foto)

0

Një aksident i rëndë ndodhi paraditen e sotme në rrugën nga Divjaka për në plazh, ku humbi jetën një 19-vjecare.

Ajo është identifikuar si Elsa Meci, trupi i së cilës u bllokua në automjet dhe u nxor nga forcat zjarrfikëse. Infowebtv ka siguruar fotografitë e saj, e cila ishte e fejuar me Vilson Hoxhën, 25 vjeç, i cili drejtonte automjetin tip “Audi” dhe fatkeqësisht doli nga rruga duke u përplasur me pishat.

Vilson Hoxha nga Elbasani, së bashku me pasagjerin tjetër Daniel Doda nga Vlora, 23 vjeç janë dërguar në spitalin e Traumës. Mësohet se gjendja e 25-vjeçarit është kritike. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu