UEFA vlerëson kuqezinjtë, Shqipëria, e pamposhtur në 6 ndeshje radhazi në transfertë

0

Mes kritikave të shumta për lojën e zhvilluar në 3 ndeshjet e fundit eliminatore për Botërorin 2022 në Katar, Shqipëria është për rekord.

UEFA ka vlerësuar kuqezinjtë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku vë në dukje se kombëtarja e drejtuar nga Edy Reja nuk ka humbur në 6 ndeshje radhazi në transfertë, në të cilat nuk ka pësuar asnjë gol.

Një rekord për kuqezinjtë, i cili është me të vërtetë për t’u përgëzuar, por në anën tjetër duhet pasur parasysh se kundërshtarët kanë qenë të një niveli jo shumë të lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu