UFO-t zbresin në Gramsh?! Banorët: I pamë, u ulën dhe dogjën tokën

0

Fenomenet mbinatyrore i kanë intriguar gjithnjë njerëzit. Madje, së fundmi, në Shqipëri kanë filluar të shfaqen edhe pretendime për vizita nga jashtëtokësorë në qytete të ndryshme të vendit, duke e bërë edhe me interesante imagjinatën dhe të panjohurën.

Një pretendim i ngjashëm vjen së fundmi nga fshati Topojan i Gramshit ku banorët bëjnë be se janë vizituar nga UFO-t, të cilët më pas kanë lënë edhe shenjën e tyre nëpër toka. Shenjat, sipas banorëve, janë disa rrathë në arën aty pranë për t’u zhdukur më pas.

Nuk dihet ende se si qëndron ky pretendim në raport me të vërtetën, megjithatë deklaratat e banorëve kanë shkaktuar mjaft interes në zonë, duke bërë që atje të shkojnë edhe grupe xhirimi nga media të ndryshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu