
Ulet numri i shtrimeve në 4 spitalet COVID në kryeqytet, ku po trajtohen të sëmurët me koronavirus.
Në këtë spital, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 13 urgjenca mjekësore, ndërsa tek ‘Shefqet Ndroqi’ ka pasur 2-3 raste. Po ashtu mësohet se në Infektiv numri i shtrimeve është 60 shtretër nga 120 që ka. Ndërkohë që tek COVID3, janë 60 pacientë dhe në COVID4, 5-4 persona.
Ndonëse numri i shtrimeve është ulur, i lartë ngelet numri i vdekjeve. Në 1 muaj, numri i të vdekurve nga COVID-19 përllogaritet në 10 persona të ditë.