“Vajzën ma trafikoi Gazi nga Elbasani”/ E ëma flet për zhdukjen e 23-vjeçares shqiptare në Itali

0

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje nga Tirana. Raportohet se një vajzë 23-vjeçare shqiptare, e quajtur Sonila Jashari, që prej tri javësh rezulton e zhdukur në Itali. Nëna e saj thotë se ajo punonte si pjatalarëse në shtëpinë e një gruaje nga Elbasani e quajtur Silva Shukli, por që jetonte në Itali. Nëna e të resë ka thënë për Report Tv se dyshojnë që pas ngjarjes fshihet vëllai i Silvës, i quajtur Gazi dhe që merret me trafikim femrash. Ajo shtoi se vajza e saj kishte shkuar një ditë në plazh me Gazin.

Nëna tha: Zonja në Itali që do ta mbante quhej Silva Shukli nga Elbasani. Vajza na merrte në telefon dhe na thoshte se ishte mirë dhe punonte. Pas dy javëve Silva, na njofton se vajza ishte larguar. Ajo na pyeti nëse kishte mbërritur në Shqipëri. Ndërkohë që Sonila kishte humbur, Silva na njoftoi një javë më pas. Ne dyshojmë tek vëllai i Silvës, Gazi pasi ai është marr me trafik femrash. Një ditë kishte shkuar me Sonilën për të bërë plazh. Sonila kishte marr vetëm kartën e identiterit me vete, pasaportën e kishte lënë aty. Ato dy javë që vajza ndodhej atje kishte ikur një ditë në plazh me vëllain e Silvës.Ne dyshojmë tek ajo familje, pasi ata na e pritën vajzën, ne nuk ia kishim cuar vëllait të saj. Dyshoj se Gazi nga Elbasanit ka gisht në këtë punë. Kur ne i thamë se do t’i de-vecnonconim, Silva na bëri presion duke na thënë se do të na vriste. Denoncimin e kemi bërë edhe në policinë e Tiranës. Pasaporta e vajzës ndodhet tek Silva. Dua të di vetëm nëse është gjallë.

E ëma shton se ditën kur Sonila u zhduk, kishte me vete vetëm kartën e identitetit, ndërsa pasaportën e kishte lënë në vendin e punës. Ndërkohë e ëma ka deklaruar se në momentin që kanë thënë se do bëjmë denoncimin në polici, Silva i ka kërcënuar duke u thënë se do i ‘eliminonte’. Nga ana tjetër gruaja që strehonte vajzën nga Tirana, ka komunikuar me familjen Jashari dhe i ka thënë se Sonila ishte larguar prej një jave, duke u justifikuar me faktin se mos ndoshta kishte mbërritur në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu