Do e gjejmë se ai gatuan për Bashën… Kuzhinieri i VIP-ave i zhdukur prej 9-ditësh, policia i kthen përgjigjen e papritur të ëmës

0

Një 50-vjeçar nga Vlora i quajtur Arjan Shabanaj rezulton i zhdukur prej nëntë ditësh. Ai është me profesion kuzhinier dhe njihet si “kushinieri Vip i Selenicës”. E ëma e 50-vjeçarit shprehet e shqetësuar se i biri mund të jetë vrarë. Ajo shton se ai është parë për herë të fundit në mitingun e kreut të opozitës Lulzim Basha më 21 prill, nga ku nëna e tij ka mësuar nga shokët se ai është nisur me drejt Vlorës dhe që atë ditë s’ka mësuar më gjë prej tij.

E ëma tha: Arjani është një kuzhinier ekselent i cili ka punuar si brenda dhe jashtë vendit, ka punuar madje edhe në shtëpitë e VIP-ave apo politikanëve më të mëdhenj të vendit. Është djalë i qetë pa probleme, një hallexhi, i ndarë nga nusja dhe fëmijët i cili jetonte me 200 lekë në xhep nga pamundësia për të punuar më në kuzhinë, pasi kishte probleme nga krahu dhe mezi e lëvizte.

Ajo ka bërë denoncim në polici për zhdukjen e Arjanit, por ende nuk ka marrë asnjë informacion për të. Madje shto se policia është tallur me të duke i thënë se “do ta gjejë pasi ai është kushinier i Bashës”. Ajo dyshon se djalin mund ta kenë vrarë për arsye politike. Prej shumë vitsh Shabanaj punonte në kuzhinë, me diplomë ekselence duke gatuar dhe në shtëpitë e vipave, futbollistëve si dhe politikanëve shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu