Vatikani : “Kisha nuk i mbështet martesat të të njëjtës gjini. Fjalët e Papës u nxorrën nga konteksti”.

0

Vatikani ka reaguar menjëherë pas fjalëve të Papa Françeskut, në të cilat shprehej se nuk ishte askush që të mund të gjykonte martesat e mes individëve të të njëjtës gjini.
Në një letër dërguar më 30 tetor nga Sekretariati i Shtetit të Vatikanit për përfaqësuesit papalë (nuncios) anembanë botës, Vatikani tha se dy komente të bëra nga Papa Françesku në filmin “Francesco” nga regjisori i lindur në Rusi Evgeny Afineevsky u nxorrën nga kontekst.
Letra e Vatikanit u botua për herë të parë në faqen e Facebook të nuncit të Vatikanit për Meksikën, Kryepeshkopin Franco Coppola, të Dielën.
Një zyrtar i lartë i Vatikanit ka konfirmuar vërtetësinë e letrës për CNN.
“Më shumë se një vit më parë, gjatë një interviste, Papa Françesku iu përgjigj dy pyetjeve të ndryshme në dy kohë të ndryshme që, në dokumentarin e lartpërmendur, u redaktuan dhe u botuan si një përgjigje e vetme pa kontekstualizimin e duhur, gjë që ka çuar në konfuzion”, thotë letra.
Lidhur me komentet e Papës në film se “ajo që na duhet është një ligj i bashkimit civil”, sqarimi i Vatikanit thotë se Papa po fliste për kundërshtimin e tij ndaj një ligji martesash të të njëjtit seks në Argjentinë dhjetë vjet më parë kur Papa ishte Kryepeshkop i Buenos Aires.
Në atë kontekst, pretendon letra e Vatikanit, Papa “kishte folur për të drejtat e këtyre njerëzve për të pasur mbrojtje të caktuar ligjore”, por jo për martesat e gjinisë së njëjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu