Vdekja e tre personave në Gjirin e Lalzit/ Familjarët do bëjnë njoftimin e rëndësishëm

0

Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti janë tre pjesëtarët e familjes nga Gjilani që humbën jetën si pasojë e helmimit nga kërpudhat në Gjirin e Lalzit.

Ngjara raportohet se ka ndodhur që të mërkurën e kësaj jave, kur ata kishin shfaqur simptoma të rënda helmimi, pasi kishin konsumuan kërpudhat që i kishin mbledhur vetë në Gjirin e Lalzit.

Por, raportohet se ata kanë qëndruar në shtëpi për 6 orë me dhimbje të forta barku dhe më pas janë drejtuar për në ambulancën e Manzës

Pas mjekimit në ambulancë, ata u dërguan sërish në shtëpi, mirëpo gjendja e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar edhe më tej, duke u transportuar më pas drejt spitalit të Durrësit.

Gjendja e tyre nuk po përmirësohej, ndaj ata u transportuan drejt Tiranës, ku humbën jetën të premten, ndërsa për ngjarjen u raportua vetëm ditën e djeshme.

Pritet ekspertiza për të sqaruar çfarë ka ndodhur realisht me tre pushuesit. Ndërkohë policia ka proceduar penalisht dy mjekë, nën akuzën për “Mjekim të pakujdesshëm”.

Familja Haliti nga Gjilani ka njoftuar se do të mbajë sot në orën 11:00 konferencë për mediat, lidhur me vdekjen e tre familjarëve të saj në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu