Armëmbajtje pa leje dhe autor i vjedhjes së një pikë karburanti, arrestohet 38-vjeçari

0

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 38 vjeçar i cili është kapur me armë pa leje.

Burimet bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar me arme zjarri automatik quhet Mikel Bushi, i cili dyshoht të jetë autor dhe i një vjedhje të ndodhur me pare ne një karburant ku ka marre një shumë lekësh.

Autoritetet kanë organizuar punën dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 38-vjeçar që dispononte armë zjarri pa leje.

Nga hetimet paraprake ky shtetas dyshohet dhe si autor i një vjedhjeje të ndodhur më parë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas, në fshatin Kutalli, Dimal, dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. B.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë.

Gjatë veprimeve hetimore paraprake rezultoi se shtetasi M. B., 38 vjeç, është autor i dyshuar i vjedhjes së një shume parash në një pikë karburanti, në datën 22.04.2021.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu