Ditën e djeshme një 33-vjeçare i dha fund jetës në Shkozë, ndërkohë që fillimisht familja e ka raportuar ngjarjen si vdekje natyrale.
Pas dyshimeve policia ka nisur hetimet dhe nga kqyrja e trupit ka zbuluar se 33-vjeçarja me inicialet M.H. ishte vetëvrarë me armë zjarri.
Familja më pas ka deklaruar se vajza vuante nga depresioni dhe se armën e ka siguruar vetë. Armën familja e fshehu, por pasi ngjarja u zbulua u gjet dhe sekuestrua.
Katër familjarë janë vendosur në hetim në gjendje të lirë për veprime që pengojën zbulimin e së vërtetës, pasi prishën vendin e ngjarjes dhe fshehën armën.