Vdes 77-vjeçarja nga Elbasani/ Qytetarë të tjerë me covid drejt Tiranës

0

Një 77-vjeçare nga Elbasani, e infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ajo ishte dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit Covid 2 , por nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin vdekjeprurës.

Mësohet se disa persona të infektuar në gjendje të rëndë shëndetësore nga Elbasani janë transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Kujtojmë se ditën e djeshme kishte 7 vdekje të reja në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu