Vendoset në pranga ish-drejtori i prokurimeve të OSHE-së/ Procedohen dhe disa zyrtarë të tjerë

0

Ish-drejtori i prokurimeve të OSHEE, Elis Bushati, është vënë në pranga dhe në kërkim është shpallur ish-shefja e kabinetit të drejtorit të OSHEE, Albana Ferra.
Arrestimet janë bërë pak minuta më parë nga Policia e Tiranës me urdhër të SPAK. Erlis Bushati dhe Alma Ferra akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Mësohet se janë 4 zyrtarë të OSHEE që janë proceduar. Disa prej tyre janë në arrest shtëpie dhe arrest me burg, me masë sigurie në mungesë.
Hetimet për këtë çështje kanë nisur prej disa muajsh ndërsa dyshohet se janë të përfshirë dhe persona të tjerë. Disa ditë më parë janë marrë në pyetje nga SPAK-U dhe sot është bërë I mundur lëshimi i urdhër arresteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu