Vetëm Erdogan mund t’i mbrojë fëmijët e pafajshëm të Palestinës

0
Nga Anisa Bahiti
U bë kohë, që para fillimit të Pranverës Arabe, që nuk kishim dëgjuar më për konfliktin e brendshëm izraelito-palestinez. Lufta e përgjakshme 10-vjeçare në Siri, rënia e dhunshme e sistemeve politike në Egjipt, konflikti dhe shkatërrimi i Jemenit, kriza e brendshme trevjeçare në Liban, ka bërë që arabët të merren jo vetëm me problemet e brendshme të tyre, por edhe t’i harrojnë palestinezët dhe çështjen palestineze.
Gjendja është rikthyer atje ku ka qenë në Intifadën e parë dhe të dytë. Izraeli dhunon ushtarakisht xhaminë “Al Aksa”, objektin më të shenjtë fetar në botë. Pikërisht atë, xhaminë “Al Aksa” të Al Kudsit. Dhe kaq mjafton për të rifilluar konflikti deri i tani i heshtur.
Viktimat e këtij konflikti dihen si gjithnjë, fëmijët e pambrojtur palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Gaza. Makina ushatarake dhe politike e Izraelit është shumë më e fortë se ajo e autoritetit palestinez në Bregun Perëndimor apo të Gazës. Vendet arabe janë duke u marrë me problemet e brendshme të tyre dhe disa shtete të tjera, si: Emiratet apo Arabia Saudite shohin përfitimet politike dhe ekonomike nga marrëdhëniet e reja me Izraelin.
Të gjithë qëndrojnë duke vështruar tragjedinë e Gazës. Vetëm Turqia e fuqishme mund ta bëjë Izraelin e Netanjahut, të ndalë doren ushtarake kundër palestinezëve. Si në kohën e Ehud Olmertit, -ish kryeministri i burgosur për korrupsion, i cili për të shmangur burgun, nisi luftën në Liban. Në të njëjëtn mënyrë po vepron edhe Netanjahu. Për të rifituar zgjedhjet e shpeshta, të cilat nuk prodhojnë stabilitet të brendshëm në Izrael, përdor forcën dhe Palestinën, si kartë politike të brendshme.
Kjo krizë ka vetëm një zgjidhje. Marrjen në mbrojtje të civilëve dhe fëmijëve palestinezë nga Turqia dhe presidenti Erdogan. Turqia është vend i NATO-s, me një ushtri shumë të fortë e të konsoliduar, është një fuqi rajonale politiko-diplomatike-ushtarake, si askush tjetër. Ka një lidership politik jo të konsumuar, si ato të vendeve arabe dhe është i vetmi shtet që realisht Izraeli ka frikë. Sa me shpejt të ndërhyjë Turqia në mbrojtje të civilëve dhe fëmijëve palestinezë, aq më shpejt përfundon ky konflikt absurd dhe i përgjakshëm, i cili ka mundësi të shmanget. Ndaj të gjithë i kanë sytë tek Turqia dhe presidenti Erdogan.
infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu