Video drithëruese/ Vajza 5 vjeçare qëndron e varur për 10 minuta në hekurat e ballkonit të katit të 13. Shpëtohet nga zjarrfikësit

0

Një vajzë e vogël që kishte mbetur vetëm në shtëpi, ka arritur ti shpetojë vdekjes kur ngeci e varur në ballkonin e apartamentit në një lartësi prej mbi 120 metrave.

Kinezja 5-vjeçe po qëndronte jashtë hekurave mbrojtës të ballkonit të apartamentit të katit të 13-të, ndërsa zjarrfikësit erdhën në vendin e ngjarjes, për ta shpëtuar.

Madje njëri prej tyre nuk hezitoi të lëshohet me litar nga kati më i lartë, për ta shpëtuar vogëlushen që kishte filluar të humbë forcën në duart që i kishte vënë në rrethojë të ballkonit.

Ngjarja ka ndodhur në Kunming në provincën kineze Yunnan. E mediat lokale raportojnë se vogëlushja qëndroi e varur për më shumë se 10 minuta.

Vajza kishte mbetur vetëm në shtëpi, e nga kureshtja kishte dalë në ballkon për të parë dhe në një moment kishte rrëshqitur duke dalë jashtë ballkonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu