VIDEO/ “Hajde këtu se do të…”, momenti kur shefi i komisariatit të Divjakës ndjek dhe rreh brutalisht aktivisten e PD-së

0

 

Ky është momenti kur shefi i komisariatit të Divjakës, Altin Shehu ndjek dhe dhunon aktivisten e PD-së.

Siç shihet nga pamjet , Shehu ndjek me vrap Elsa Bitën dhe ndërsa e shan, i tërheq nga duart telefonin dhe e kërcënon se t’i thyej duart.

Rasti i dhunës është bërë publike nga vetë aktivistja e cila ndodhej në spital pasi Shehu i kishte thyer njërin krahë.

Denoncimi:

Aktivistja e Partisë Demokratike, Elsa Bita ka bërë një denoncim të fortë ndaj shefit të komisariatit të Divjakës Altin Shehu i cili e ka dhunuar pasi ajo ka filmuar shkeljen e heshtjes zgjedhore.

Bita ishte duke filmuar shkeljen e heshtjes zgjedhoren nga administrata e Divjakës të cilët ishin mbledhur në një lokal. Në këtë moment është ndeshur me një grup prej 4 personash të cilët e kanë pyetur përse filmon dhe pasi shefit nuk i janë bindur efektivët për të shoqëruar të renë në komisariat, ai i ka marrë telefonin nga dora dhe e ka qëlluar duke e përplasur në tokë.

burim: faxnews

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu