VIDEO/ Pamje nga vendngjarja, ja ku u gjet i pajetë 45-vjeçari në Peqin

0

InfowebTv siguron pamje nga vendi ku u gjet i vrarë me dy plumba 45-vjeçari në Peqin.

Siç shihet nga videot, trupi i pajetë i 45-vjeçarit është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Ngjarja ka ndodhur në Çezmë të Peqinit, ndërsa dyshohet se viktima nuk është banor i zonës, madje siç mëson InfowebTv, ka dyshime se vrasja është kryer diku tjetër dhe më pas ekzekutorët e kanë sjellë trupin e pajetë aty.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu