Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçarit në Peqin

0

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçarit në Peqin, trupi i pajetë i të cilit u gjet në afërsi të lumit Shkumbin.

Raportohet se viktima ka dy plagë me armë zjarri, përkatësisht një pas shpinës dhe një anësore nga brinjët.

Nga të dhënat e para nga Prokuroria, 45-vjeçari dyshohet se është vrarë mëngjesin e kësaj të diele ose mbrëmjen e kaluar, por jo më herët. Ende nuk është bërë identifikimi i viktimës,dhe dyshohet se nuk ishte banor i Peqinit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu