(Video) Tentoi të kalonte rrugën, shihni si shoferi shtyp për vdekje të moshuarën

0

Policia po heton vrasjen e një 91-vjeçareje në SHBA, pasi një drejtues kamioni e goditi në rrugë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Rreth orës 7 të mëngjesit të së hënës, viktima u godit ndërsa po kalonte nëpër një rrugicë dhe automjeti “po kthehej në mënyrë të pasigurt kur automjeti i dyshuar u përplas me një këmbësor”, sipas Departamentit të Policisë në Los Angeles.

Shoferi pastaj doli nga kamioni dhe vuri re këmbësoren “e shtrirë në rrugë”. Policia thotë se shoferi “e largoi automjetin nga rruga, qëndroi aty pranë për rreth tre minuta, pastaj u kthye në automjeti dhe u largua nga vendi duke mos ndihmuar të moshuarën”.

Viktima ndërroi jetë në spital, nga plagët e marra. Sipas autoriteteve, anëtarët e familjes e identifikuan viktimën si shtetase amerikane Soon Kim, e cila ka dy fëmijë, pesë nipër e mbesa dhe dy stërnipër e mbesa.

Të vdesësh në një mënyrë kaq të tmerrshme, ne prisnim që gjyshja në këtë moshë të ndërronte jetë e qetë në shtëpi. Por, të marrësh atë telefonatë është vërtet e rëndë“, tha nipi i saj, Rich Henderson.

Henderson tha se Kim ishte një emigrant nga Koreja e Jugut që jetonte në lagjen ku u vra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here