(Video) Tha se u rrah nga efektivët e policisë, zbulohen pamjet kur kamarierët rrahin brutalisht marokenin

0

Pas deklaratave në media të një marokeni që pretendonte se është dhunuar nga efektivët, ka reaguar Policia e Durrësit.

Blutë bëjnë me dije se marokeni me inicialet M.N, 29 vjeç, është dhunuar nga E.V, 30 vjeç, që punon si kamarier në një lokal në lagjen nr.6 të qytetit bregdetar.

Në këto pamje shfaqen momentet kur marokeni është qëlluar me grushte nga kamarieri i lokalit.

“Shtetasi E. V., është shoqëruar në ambientet e komisariatit për sqarime të mëtejshme ku ka deklaruar se shtetasi maroken  kishte shkuar me sy të nxirë, në gjendje të dehur në  ambientet e lokalit ku ai punon duke shqetësuar  klientët. Pasi i ka kërkuar  të dalë nga ambientet e lokalit ai e ka kundërshtuar duke e goditur, dhe për  vetëmbrojtje e ka goditur edhe shtetasi E.V.,  duke i shkaktuar dëmtime”, thuhet në njoftim.

Burimi: Gazeta Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu