Vijon numërimi në qarkun e Durrësit,kush kryeson mes dy partive

0

Vijon numërimi i kutive në qarkun e Durrësit. Mësohet se nga 481 kuti deri më tani janë numëruar 437.

Ndërsa vihet re që kryeson Partia Socialiste me një diferencë rreth 20 mijë vota përpara Partisë Demokratike.

Në vendin e tretë është LSI me 8624 vota ose 6.23%.

Rezultatet:

Partia Socialiste -70 596 vota

Partia Demokratike- 57 459 vota

 

Kujtojmë se kandidat në qarkun e Durrësit është edhe kryeministri Edi Rama. Mirëpo në një deklaratë të bërë ditën e sotme drejtuesi politik i socialistëve në qarkun e Vlorës,Damian Gjiknuri deklaroi se Rama do të jetë deputet në Vlorë për shkak të besimit të madh që i kanë dhënë votuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu