Virozat/ Fluks pacientësh në spitalin e Elbasanit, 170 vizita mjekësore në ditë

0

ELBASAN- Gripi sezonal dhe virozat qarkullojnë ende në vend, teksa ndodhemi në kulmin e stinës së dimrit dhe temperaturat sa vijnë e ulen. Shtimi i numrit të të prekurve nga gripi sezonal dhe virozat kanë sjellë fluks në urgjencën e Elbasanit. Burime nga Top Channel bëjnë me dije se çdo ditë kryhen rreth 170 vizita mjekësore.

Sipas mjekëve simptomat që shfaqen janë bllokim i rrugëve të frymëmarrjes dhe temperaturë të lartë dhe shkak i një gjendje të tillë mund të jetë neglizhenca për të kryer vaksinën e gripit stinor. E njejta situatë shfaqet edhe në pediatri ku të miturit shfaqin temperatura të larta, diarre e të vjella.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu