Virusi britanik “pushton” Elbasanin. Tamponët e marrë dërgohen në Gjermani

0

Varianti i virusit britanik duket se është ulur “këmbëkryq” në Elbasan. Fakti është pranuar tashmë edhe nga autoritetet më të larta shëndetësore që prej disa ditësh. Por rastet duket se janë shumë herë më tepër në popullatë se ato të deklaruarat.

Tre raste të reja të dyshuara si të prekur me koronavirusin mutant britanik janë regjistruar orët e fundit. Tamponët e marrë janë dërguar në Gjermani dhe gjatë javës së ardhme pritet përgjigja për të ta konfirmuar përfundimisht.

Nga testimet e kryera nga infoweb.tv rezulton se Coronavirusi është mjaft i përhapur në Elbasan dhe se rastet e deklaruara janë vetëm maja e aisbergut.

Qindra qytetarë janë duke u trajtuar në kushte shtëpiake. Qyteti po kalon atë që konsiderohet si “imuniteti i tufës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu