Vjen lajmi i mirë nga Greqia. Nga 14 qershori pritet që…

0

Lajme të mira vijnë nga fqinji ynë, Greqia, për qytetarët e vendit tonë. Burime diplomatike thanë se nga dita e hënë 14 qershor,do të rritet kuota në pikën kufitare të Kakavijës, nga 400 aktualisht,në 1500 persona.

Autoritet greke kanë pranuar kërkesën e ambasadës shqiptare në Athinë lidhur me rritjen e kuotave të kalimit.

Pritet edhe vendimi për nisjen e procedurave të bashkimit familjar. Ndryshime pritet të njoftohen edhe për pikat e tjera kufitare, ndërsa autoritet greke thanë se pritet vendimi përfundimtar për hapjen e kufirit për turistët nga Shqipëria rreth datës 1 ose 7 korrik. Detaje të vendimit të qeverisë greke pritet të jepen gjatë orëve të pasdites.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu