Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Zbulohet emri i viktimës dhe djemve të plagosur

0

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Greqi pasditen e të hënës, ku një shqiptar u ‘eliminua’ pranë një lokali në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se një burrë dhe një djalë (babë e bir) ishin ulur në një lokal në Agios Sostis, kur papritmas hyri një person i armatosur.

Sherri filloi për mosmarrëveshje financiare dhe përfundoi në të shtënat me ármë, ku i ati humbi jetën ndërsa i biri u plagos rëndë dhe është në gjendje kritike për jetën.

Sipas Top Channel nga kjo ngjarje humbi jetën Edmond Llangozi ndërsa të plagosur janë dy djemtë Angjelo dhe Mihali.

Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe kamarierja, Xhorxhina Kaso, e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen por e ka kapur plumb qorr.

Dyshohet se bëhet fjalë për një sherr mes bandave shqiptare, megjithatë po hetohet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.