Vrasja në mesditë të 46-vjeçarit/Policia arreston tre persona

0

Disa orë pas vrasjes së 46-vjeçarit Ridvan Hyseni në Shkodër, gjatë paradites së djeshme, policia ka vënë në pranga tre persona si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Burime për mediat kombëtare bëjnë me dije nga Policia e Shkodrës së një prej të arrestuarve dyshohet se është autor i ekzekutimit të Hysenit ndërsa dy të tjerët kanë përfunduar në pranga për moskallëzim krimi.

Forcat e Policisë në bashkëpunim me RENEA-n dhe FNSH-në po vijojnë punën për kapjen e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 30 gëzhoja automatiku, ndërkohë është bërë sekuestrimi i një pistolete me dy krehër me fishekë brenda. Burime bëjnë me dije pranë grupit hetimore se gjithçka ka nisur pas një konflikti të ndodhur disa orë para vrasjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu