Vrau me 3 plumba shokun e tij për shkak të një vajze, merret vendimi për Noel Dishin

0

Në janar të vitit 2020 në zonën e Astirit u regjistrua një ngjarje e rëndë ku mbeti i vrarë Vilson Tafçiu. Autori i sulmit është Noel Dishi, i cili gjatë ditës së sotme është dënuar me 16 vite burg. Për shkak te gjykimit te shkurtuar dënimi është ulur ne 10 vjet e 6 muaj burg.

I pandehuri i njohur ndryshe edhe me emrat Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti u fajësua për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”. Kujtojmë se çdo gjë ndodhi për shkak të një vajze, më konkretisht, i ndjeri dhe i pandehuri janë grindur pasi të dy kishin kontakt me të njëjtën vajzë dhe pas përplasjes fizike, Dishi mori vendimin për ta ekzekutuar Tafçiun. Mes provave me interes në gjykim ka qenë dëshmia e një vajze, e cila ka pasur njohje me të akuzuarin dhe viktimën. Në deklarimet e saj, dëshmitarja me iniciale B.L. ka pohuar se i kishte njohur dy personat në rrethana të pavarura dhe se i akuzuari Noel Dishi kishte këmbëngulur për një lidhje me të. Ajo ka vënë re një acarim të të akuzuarit, kur ai kishte mësuar se ajo kishte njohje edhe me Vilson Tafçiun. Dëshmitarë të tjerë kanë rrëfyer për një hatërmbetje të 29-vjeçarit Dishi, që pretendonte se Tafçiu e kishte sharë te një vajzë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu