“Vrava Rakon”/ Zbulohet telefonata e fundit e Sofokli Shanit

0

Në foto: Rako Qorri

Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Lushnje ku humbi jetën 62-vjeçari Rako Qorri, ndërsa djali i tij, Kejdi Qorri mbeti i plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri në Lushnje, ndërsa është vetëdorëzuar në polici edhe autori i identifikuar si Sofokli Shani. “BW” ka mësuar se 57-vjeçari Shani pak minuta pas ngjarjes i ka rrëfyer gruas në telefon se kishte vrarë 62-vjeçarin kishte plagosur djalin e tij. Më pas Shani ka mbërritur në shtëpinë e tij dhe ka pritur që policia të shkonte dhe ta arrestone. Por Sofokli Shani nuk është emër i panjohur për policinë pasi ka qenë 15 vite i dënuar para viteve 90 pasi kishte vrarë shokun e tij me thikë.

Ndërsa kujtojmë Shani është konfliktuar me Rako Qorrin për rakinë dhe e ka goditur pronarin e lokalit me karrige kokës. Më pas, djemtë e Rakos janë përgjigjur, duke rrahur Sofokliun. Pas kësaj, ky i fundit ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe ka kryer vrasjen, ndërsa ka plagosur rëndë Klajdin Qorrin i cili ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu