Vritet pronari i një lokali dhe plagoset djali i tij

0

 

Ka qenë vërtet e përgjakshme mesnata e kaluar. Plumbat e nxehtë të armëve, të shkrepur për konflikte të çastit apo motive hasmërie, kanë marrë dy jetë dhe kanë plagosur një tjetër

Pak para njw ekzekutimi në Vlorë, një vrasje makabre ka ndodhur rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, ku shtetasi S.Sh, ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja tragjike ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q.

“Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve”, ka lajmëruar policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu