Nga: Eneda Hasa
Xhuana është një vajzë e re, e cila një pjesë të kohës së saj ia dedikon dhe punës vullnetare. Pëveçse është një vullnetare e dedikuar, Xhoana ka pasion vallëzimin e kërcimeve tradicionale. Për pasionet e saj Xhoana do të na falsë në këtë intervistë.
1.Ka qenë dëshira jote apo e prinderve?
Ka qenë deshira ime. Ne fakt mendoj se e kam dhe pak të trashëguar nga mami, pasi dhe ajo ka qenë valltare por koha dikur ishte jo shume e përshtatshme për te, që të vazhdonte. Për këtë arsye ajo shpesh herë sheh veten tek unë me këtë pasion.
2. Në çfarë moshe të lindi dëshira për kërcimin ( vallët popullore ) dhe pse pikërisht për këtë rrym dhe jo për kërcimin modern?
Nuk mbahet mend taman , pasi kam qenë shumë e vogël.
Di të them se gjithmonë me ka pelqyer që të kërcej dhe që e vogel kam dashur të jem ajo që nis vallen në ndonjë festë familjare.
Në klasë të dytë profesori i kercimit erdhi në shkollen time dhe bëri një përzjedhje se kujt i pelqen të behet valltare. Duke qenë së jam dhe pak tip i ndrojtur, klasa përmendi emrin tim dhe unë shkova të konkuroja me disa vajza të tjera dhe profesori përzgjodhi.
Pse vallja popullore ? Hm… shiko në fakt kjo është e veçanta pasi rryma moderne mendoj se kërkon dicka tjetër ,ndërsa vallja është pak më lozonjare. Vallja kërkon shumë punë, ka levizje të cilat janë të sakta ndërsa një kërcim modern mund ta bejmë të gjithë pëe mendimin tim. Shpirti me shkon më shumë drejt valles.
3. Cilat kanë qenë aktivitetet, konkurset ku ke marr pjesë?
Ne si grup kemi udhëtuar edhe jashtë kufijve të Shqipërisë pasi ketu kemi bërë pafund konkurse dhe koncerte duke filluar që nga Albanian got Talent ku kam qenë diku tek 8 vjeç dhe duke vazhduar me koncertet që kemi dhënë në Turqi , Bullgari , Çeki etj. dhe sigurisht tek disa prej tyre jemi vlersuar me cmim të parë.
4. Sa të kanë frymëzuar vlerësimet që ke marr?
Shiko , mendoj se nuk ka vlerësim më të madh kur t’i performon dhe salla çohet në këmbë për të të duartrokitur. Mendoj së kjo është më shumë frymezim se sa një çmim , është e pakrahasueshme.
5. Cili ka qenë momenti më emocionues për ty në skenë?
Kohët e fundit kemi dhënë një shfaqje , me fëmijet me Autizem ku kemi performuar bashkë me to dhe sinqerisht kur jam ngjiitur në skenë duke kërcyer me ata, buzqeshja e tyre ishte shume e bukur , ata fëmijë janë ëngjej dhe sdo lodhesha kurrë së performuari me ta. Isha aq e emocionuar saqë kishte raste kur sytë me mbusheshin me lot.
6. Studimet që vazhdon kanë lidhje me kërcimin ose në përgjithësi me artin?
Unë aktualisht jam studente në Fakultetin e Shkencave Sociale, studioj për Punë Sociale dhe të jem valltare absolutisht ka qenë pasion i cili me ka shoqeruar deri sot .
Studioj për këtë degë pasi aftësitë dhe motivimi që kam për këtë degë është shumë e madhe dhe prandaj ishte një preference mbi Akademine e Arteve. Por kjo s’me bën ta lë pas dore Vallen edhe pse ka qenë disi e vështirë për mua ,pasi unë i përkas komunitetit egjiptian dhe normalisht ne jemi një vend që duam apo s’duam jo të gjithë do të na duan apo vlerësojnë për atë çka ne bëjmë.
7. Mendon se të kanë diskriminuar në ndonjë eveniment për shkak së i përket komunitetit egjiptian?
Ne jemi në një vend që duam apo s’duam ne, jo të gjithëve do tu pëlqejmë. Ka ndikuar dhe në disa raste kam qarë dhe s’kam dashur të shkoj më në kurs. Por jo vetem në kërcim, kjo gjë ndikonte në disa aspekte të jetës sime, por tani mendoj se kjo s’përbën fare problem, rrethi shoqeror që unë kam në jeten time janë shumë motivues për mua.
8. A mendon se po ruhen dhe trashëgohen vlerat kultorore dhe vallet popullore nga brezi i ri?
Fatkëqësisht jo! Shumë pak njërz njoh që ne vend që të kërcejnë apo mësojnë një valle tradicionale mësojnë Twerk. Nuk e di por mendoj së të njohesh kërcimet e vendit tënd është e rëndësishme.
9. Një mesazh për brezin e ri të valltarëve?
Duajeni kërcimin! Kërceni çdo moment , praktikojeni atë sepse ai pasion me puneë mund të ushtrohet si profesion që vërtet do ja vlejë.