Yuri Kim e alarmuar për ngjarjen në Elbasan: Vetëpërmbahuni!

0

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka telefonuar krerët e politikës në vend menjëherë pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Elbasanit.Kim thotë se ka telefonuar Ramën, Metën e Bashën duke i kërkuar të vetëpërmbahen dhe të refuzojnë në mënyrë të qartë dhunën.

DEKLARATA E PLOTË:

Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen.

Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu